Autoritetetet meksikane në vendngjarje

Zjarr masiv në qendrën e emigrantëve pranë kufirit SHBA-Meksikë! Vdesin 39 persona, plagosen 29 të tjerë

28 Mars 2023, 16:41| Përditesimi: 28 Mars 2023, 16:48

  • Share

Të paktën 39 persona humbën jetën në një zjarr në një qendër migracioni në Ciudad Juarez, një qytet në kufirin e Meksikës me Shtetet e Bashkuara të martën.

Mediat e huaja thanë se zjarri në zyrën e Institutit Kombëtar të Migracionit shpërtheu pasi ata morën një grup emigrantësh nga rrugët e qytetit dhe i ndaluan.

Shkaku i zjarrit apo kombësia e viktimave nuk janë bërë të ditura nga Instituti Kombëtar i Migracionit të Meksikës, i cili ka nisur një hetim për zjarrin, i cili la 29 persona të plagosur.

Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador dha disa detaje për ngjarjen tragjike.

“Ajo që dimë deri më tani është se emigrantët nga Amerika Qendrore dhe disa nga Venezuela ishin në atë strehimore. Ende nuk i dimë saktësisht emrat dhe kombësitë e atyre që fatkeqësisht humbën jetën”, tha Lopez Obrador. “Kjo kishte të bënte me një protestë që ata filluan pasi supozojmë se morën vesh se do të deportoheshin dhe në shenjë proteste i vendosën dyshekët nga streha te dera e strehës dhe i vunë flakën. ata dhe ata nuk e imagjinonin se kjo do të shkaktonte këtë aksident të tmerrshëm,” shtoi ai.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?