Zjarr masiv në një ndërtesë të lartë në Kinë, nuk dihet ende numri i viktimave (VIDEO)

16 Shtator 2022, 14:27| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 14:30

  • Share

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu në një kullë të lartë (rrokaqiell) në Changsha të Kinës, ku media shtetërore raporton se ka viktima por numri i tyre nuk dihet ende.

Zjarri ishte masiv duke përfshirë të gjithë ndërtesën, e cila rrethohet nga tymi i dendur, i zi.

“Nga vendi po del një tym i dendur dhe disa dhjetëra kate po digjen egërsisht”, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

“Zjarrfikësit kanë nisur punën për shuarjen e flakëve dhe kryerjen e shpëtimit në vendngjarje”, shtoi ai.

Zjarri përfshiu një ndërtesë të lartë që strehonte një zyrë të kompanisë shtetërore të telekomunikacionit China Telecom, thuhet në raport. Një fotografi e publikuar nga CCTV tregon flakët që përhapeshin nëpër ndërtesë në një zonë të ndërtuar të qytetit, ndërsa tymi i zi u ngjit në qiell.

Një video e postuar në mediat sociale nga një mediat lokale të lajmeve tregon pjesën e jashtme të kullës të djegur në të zezë. Changsha, kryeqyteti i provincës Hunan, ka një popullsi prej rreth 10 milionë banorësh.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?