Zjarr masiv në dy fshatra në Lushnje, digjen hektarë me ullinj shekullorë (VIDEO)

23 Korrik 2020, 21:41| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 21:43

  • Share

LUSHNJE- Ullishtet e fshatit Stan Karbunarë janë përfshirë nga flakët, të cilat më pas janë përhapur me shpejtësi të madhe edhe në kodrat e fshatit Kashtbardhë dhe Ciflik në Lushnje. Vatrat e zjarrit janë ndihmuar nga era e forte dhe kane djegur totalisht me dhjetëra hektarë ullishte të reja e të vjetra dhe shkurre e pemë frutore. Sipas të dhënave paraprake dëmi është mjaft i madh dhe deri më tani llogariten dhjetëra hektarë ullishte shekullore dhe të reja.

Zjarrfikësit ndodhen aty pa mjetin për shkak të terrenit të vështirë e mungesës së rrugëve. Ndërhyrja e banorëve të zonës,  forcave zjarrfikëse dhe uniformat blu e kanë të pamundur izolimin e flakëve që kanë marrë përmasa të mëdha. Në këto rrethana banorët dhe zjarrfikësit po përqendrojnë vëmendjen përreth zonave të banuara ndërsa hektarë të tërë me ullishte mbeten në mëshire të fatit. Tashmë janë katër vatra zjarri aktive dhe me mjete rrethanore po punohet për eliminimin e tyre por deri tani është e pamundur që flakët të vihen nën kontroll.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?