Zjarr i përmasave të mëdha në një fshat në Vlorë, digjen disa ha kullota dhe ullishte (VIDEO+FOTO)

25 Shkurt 2020, 22:08| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 22:15

  • Share

VLORË- Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Risli, ku si pasojë e flakëve janë djegur një sipërfaqe me kullota dhe ullinj.

Flakët janë ndihmuar edhe nga era, por fatmirësisht ato janë vënë në kontroll nga dy forca zjarrfikëse që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Një automjet qëndron pranë banesave për të shmangur një tragjedi të mundshme dhe deri më tani nuk paraqitet asnjë rrezik. Edhe banorët e zonës kanë kontribuuar në shuarjen e flakëve.

Report Tv sjell foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se zjarri është i përmasave të mëdha.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?