Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në 3 fshatra të Mallakastrës, digjen 35 hektarë pyje e ullishte! Flakët i afrohen një lagjeje

4 Gusht 2021, 19:02| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 19:15

  • Share

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë prej mesditës së sotme në fshatrat Gadurovë, Cerrilë dhe Selitë.

Situata duket mjaft problematike, ndërsa bëhet me dije se nga flakët rrezikohet lagjja Mushonjë në Cerrilë, pasi flakët janë afruar shumë.

Deri më tani janë djegur mbi 35 hektarë pyje dhe ullishte, ndërkohë që flakët po ndihmohen edhe nga era.

Në terren për shuarjen e flakëve janë angazhuar punonjës të emergjencave civile, zjarrfikës, punëtorë e vullnetarë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?