Zjarr i madh në fshatin Kam në Tropojë, rrezikohen disa banesa! Flakët kanë dalë jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje e specializuar (VIDEO)

22 Mars 2022, 13:59| Përditesimi: 22 Mars 2022, 14:42

  • Share

Një zjarr i përmasave shumë të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor në fshatin Kam të Tropojës. Nga informacione e siguruara nga Report Tv është mësuar se zjarri ka rrezikuar disa banesa.

Pas shuarjes dhe neutralizimit herën e parë, është aktivizuar përsëri për shkak të erave të forta. Sipas Shërbimit të Pyjeve të Bashkisë Tropojë, si rrjedhojë e riaktivizimit zjarri ka dalë jashtë kontrolli kjo e favorizuar dhe nga erërat e forta dhe rrezikohen banesat pasi zjarri po përparon me shpejtësi ne dy krahë, nga Kami dhe Qorraj.

Po punohet me mjete rrethanore për ndalimin e përhapjes se flakëve drejt banesave ndërsa janë djegur sipërfaqe me kullota dhe dushk. Zjarri nuk është në zonat pyjore te mbrojtura thotë Shërbimi Pyjor i Bashkisë Tropojë. Kërkohet ndërhyrje e specializuar nga forcat e MZSH për vënien nën kontroll të flakëve. Forca të angazhuara nga Bashkia Tropojë 20 forca.

Lajm në përditësim...

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?