Zjarr i madh gjatë natës në Dukat të Vlorës! Flakët ende aktive, zjarrfikësit në gatishmëri (VIDEO)

16 Shtator 2022, 07:33| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 12:09

  • Share

VLORË- Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Dukatit në Vlorë pas mesnate ku janë rrezikuar edhe banesat. Zjarri ka përparuar i favorizuar nga era në drejtim të fshatit duke rrezikuar banesat. Zjarrfikësit janë vënë në gatishmëri gjatë natës pas alarmit se flakët rrezikonin banesat.

Sipas burimeve të Report Tv, zjarri vijon ende të jetë aktiv ndërsa nuk dihet nëse do të vijojë me të njëjtin intensitet. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?