Zjarr i fuqishëm në mes të Fushë-Krujës, rrezikohen seriozisht banesat përreth

28 Korrik 2020, 15:37| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 15:51

  • Share

Një zjarr i fuqishëm i është vënë një grumbulli mbeturinash në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur në ish territorin e ish ndërmarrjes së grumbullimit në këtë qytet.

Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është e mbuluar me shkurre e ferra, si dhe me mbeturina fasonerie e fabrikash të ndryshme të grumbulluara aty prej kohësh. Sipas informacioneve flakët kanë përfshirë disa magazina bosh dhe një ofiçine. Nga flakët rrezikohen disa banesa dhe kabina elektrike në afërsi të vendit të zjarrit.

Në të gjithë zonën është shkëputur energjia elektrike dhe zjarrfikësja e Krujës po punon për të shuar flakët. Kjo është e disata herë që në këtë vend mblidhen mbeturina fasonerie dhe më pas u vihet flaka.

Asnjë person nuk është vënë përballë drejtësisë deri më tani edhe pse u bënë disa herë që në mes të qytetit i vihet flaka grumbujve të mbeturinave dhe tymi mbulon gjithë qytetin.

Ashtu si në rastin e ditës së sotme, banesat dhe godinat përreth janë të rrezikuara seriozisht.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?