VIDEO/ Zipline edhe në Theth, gati të shijoni pamjet fantastike të natyrës

19 Shkurt, 08:10| Përditesimi: 19 Shkurt, 08:22

  • Share

Natyrës së bukur të Luginës së Thethit së shpejti do t’i shtohet një Zipline. Një aktivitet më shumë për të gjithë ata që zgjedhin të eksplorojnë bukuritë e Thethit.

Zipline do jetë një mundësi më shumë për të apasionuarit e natyrës për të shijua pamjet fantastike që të ofron kjo zonë, një ndër më të bukurat dhe më të preferuar në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të shkurtër se si do duket pamja nga zipline.

“Mirëmëngjesi dhe nga Thethi ku së shpejti zipline i parë në këtë zonë do të jetë gati për të apasionuarit e aventurës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Zipline është bërë gjithnjë e më popullor vitet e fundit. Po ju, keni guxim ta provoni?

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?