Zidane nuk lëviz nga Real Madrid, Emery firmos me Villarreal

23 Korrik 2020, 12:54| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 12:56

  • Share

Vendimi është marrë dhe Zinedine Zidane do të jetë në pankinën e Real Madrid edhe për sezonin e ardhshëm 2020-2021 sipas asaj që raporton sportivja Marca. Presidenti i Los Blancos Perez  dhe trajneri francez kanë folur në përfundim të kampionatit dhe vazhdimësia Zidanes i është siguruar. Fitimi i titullit numër 34 kampion në Spanjë ka larguar çdo dyshim të mundshëm dhe Presidenti Perez ka thënë kur skuadra u shpall kampione se Zidane është një bekim për Real Madrid.

Ndërkaq është edhe zyrtare se Unai Emery është trajneri i ri i Villarreal. Tekniku spanjoll që pak muaj më parë u largua nga Arsenali ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me ekipin spanjoll që sezonin e ardhshëm do luajë në Europa League/ Përgatiti Andi kapxhiu.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?