Zinedine Zidane

Zidane i bindur: Një ditë kthehem në Itali si trajner

27 Shkurt, 17:33
  • Share

Zinedine Zidane nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi në Itali, këtë herë si trajner. Francezi që shkëlqeu në stolin e Real Madrid duket se është në pritje të një oferta nga Gadishulli Apenin, me Juventusin që mund të shihte një rikthim të tij në Torino, këtë herë në një tjetër rol, ndryshe nga ai i lojtarit.

"Çdo gjë mund të ndodhë, për momentin jam duke bërë diçka tjetër, por jam i sigurt që do të rikthehem në stol, do të doja. Më pëlqen Italia dhe më pëlqen që ata e duan futbollin”, është shprehur ai.

Zidane ka qenë i pranishëm në prezantimin e dokumentarit biografik për Marcello Lippin me titull ‘Tani fitoj unë’. Ai ka folur me respekt e admirim për trajnerin legjendar italian.

“Marcello Lippi ishte ai që më bëri të vij te Juventus, i pari që besoi te unë dhe më la të luaj. Nuk ishte e lehtë për të, unë vija nga Franca, gjithçka ishte ndryshe, por Lippi më bëri të bëhesha ai që u bëra më vonë”, ka thënë Zidane.

Në stolin e Real Madrid Zidane fitoi tre trofe të Champions League, dy herë La Ligan, dy Superkupa të Spanjës dhe dy Superkupa të Evropës. Veç tyre, 51-vjeçari francez ka siguruar dy herë titullin si "Trajneri më i mirë në botë" në sezonet 2016-17 dhe 2017-18.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?