Presidenti Rumen Radev

Bota

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Radev drejt një mandati të ri presidencial

21 Nëntor 2021, 22:10| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 22:15

  • Share

Presidenti bullgar, Rumen Radev duket se po fiton një mandat të dytë me një epërsi të thellë, ndërsa votuesit në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian mbështetën mesazhin e tij të fortë kundër korrupsionit.

58-vjeçari Radev kryeson ndaj kundërshtarit të tij Anastas Gerdzhikov me rreth 65 % të votave.

Zgjedhjet vijnë në klimën e pakënaqësisë së gjerë kundër korrupsionit të nivelit të lartë që i dha fund qeverisjes dhjetëvjeçare të ish-kryeministrit Bojko Borisov në prill dhe solli si rezultat fitoren e një partie të re kundër korrupsionit në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar.

Radev, një ish-komandant i forcave ajrore, fitoi popullaritet pasi mbështeti hapur protestat masive kundër korrupsionit kundër ish-kryeministrit Borisov në vitin 2020.

Ndërsa rivali i tij, e kishte akuzuar Radev se i kishte përçarë bullgarët.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?