Besim Hajdarmataj

Kronikë

Zhvillohet seanca në KPA për prokurorin Besim Hajdarmataj, kërkohet shkarkimi: Ka cenuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë

16 Korrik 2021, 20:18| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 18:51

  • Share

Shkarkimi dhe dalja nga sistemi i drejtësisë. Kjo është kërkesa e prerë e Komisionerit Publik Darjel Sina për prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj.  Në seancën e zhvilluar sot në Kolegjin e Posaçëm e Apelimit, teksa u shpalosën konkluzionet Hajdarmataj u akuzua se ka cenuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë. Sa i përket pasurinë prokurori Hajdarmataj u akuzua se ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë dhe nuk e justifikon atë.

Ndërkohë që për integritetin dhe formimin profesional Komisioneri Publik theksoi se në pesë çështje të verifikuara, ku në disa raste Hajdarmataj ka qenë në rolin e prokurorit dhe në raste të tjera është vlerësuar në cilësinë e drejtuesit, paraqitën mangësi profesionale. Të gjithë këto shkelje sipas tij bëjnë që të jetë i pamundur konfirmimi në detyrë të Hajdarmatajt. Konstatimet e Komisionerit u mbështetën edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs gjatë seancës së 8 korrikut, i cili e konsideroi të turpshme moskryerjen e hetimeve për tonelata drogë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, kur drejtohej nga Besim Hajdarmataj.

Trupi e sotme gjykuese u kryesua nga Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Sokol Çomon.

Besim Hajdarmataj ka kaluar me sukses në shkallën e parë të vettingut, pa asnjë kontestim, në të treja shtyllat e hetimit, pasuri, aftësi profesionalen dhe pastërti figure. Mirëpo, pavarësisht rezultateve në KPK, ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili i rekomandoi Institucionit të Komisionerit Publik, ankimin. Brenda afatit ligjor IKP ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke konkluduar se konfirmimi i Hajramatajt është i cënueshëm dhe përmban shkaqe të mjaftueshme për kontroll edhe në apel.

Besim Hajdarmataj u konfirmua në detyrë më 16 tetor nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia dhe u referua për procedim disiplinor për një hetim të mbyllur të vitit 2010. Me rekomandim të Operacionit Ndërkomëbar të Monitorimit, ONM, vendimi u ankimua në Kolegj. Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tutori hajdar: 20/07/2021 06:29

    Hajdari duhet te hetohet per pasurine e fshehur dhe per gjithcka jo ta lesh me kaq! I beri teo jacobsit karshillek duke i vajt me unazen e marteses ne gisht ne prices. Teo thoshte ku i fshehur parate te bashkjetuesja teo pa letra. Tani eshte ber dhe tutori elones sekretares tikut qe e ka per gru. Jo me kot ka zgjedh te mbrohet nga ish kryeprokurori rakipi prisni kur te paguaje te fusi sekretaren grune ne magjistrate!

    Përgjigju
  • O tej: 16/07/2021 19:57

    Hajt nje plere me pak morri serbit Sali.

    Përgjigju
  • Taksapaguesi: 16/07/2021 19:40

    Shpellar te flliqur.

    Përgjigju
  • rezi: 16/07/2021 19:01

    DERR MALOKU....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?