Kronikë

Bregdeti kthehet në pistë, zhvillohet për herë të dytë gara me kuaj në Darzezë (VIDEO)

23 Maj 2021, 15:19| Përditesimi: 23 Maj 2021, 16:08

  • Share

FIER- Bregdeti i Darzezës në qytetin e Fierit është kthyer në një pistë garash me kuaj. Aktiviteti është zhvilluar për herë të parë vitin e kaluar me pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria dhe Diaspora.

Konkursi është ndjekur me shumë interes nga qindra shikues që kishin ardhur nga Fieri apo zonat përreth këtij bregdeti. Garat e zhvilluara u ndanë në dy pjesë, në Garën e Kuajve Galoper, dhe gara e rezistencës. Në garën e shpejtësisë, morën  pjesë 8 kuaj të racës Angleze, ndërsa u fitues u shpall kalorësi Eduard Cingo.

‘Kam një garë të dytë është 23 km me garë rezistence me Lunën Kampion. Kjo ishte garë shpejtësie dhe fituesi u shpalla unë’- tha Cingo.

Ndërsa në garën e dytë  atë të rezistencës  që ishte 23 kilometra e gjatë, pjesëmarrës ishin 9 kuaj. Fituesit e garave përpos kupës dhe medaljes marrin edhe një shpërblim monetar.

‘Kjo garë ka dy vite që po zhvillohet në plazhin e Darzezës. Ne do të ndajmë 3 vendet e para kanë tre kupa, do t’i shpërblejmë për t’i motivuar. Vendi i parë ka 1500 euro, i dyti ka 1000 euro, i treti ka 500 euro. Ne vetëfinancohemi, nuk na financon njeri.’- tha njëri prej organizatorëve.

Konkursi është ndjekur me shumë interes nga qindra shikues që kishin ardhur nga Fieri apo zonat përreth këtij bregdeti.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/05/2021 01:41

    Nuk do te ishte keq sikur Shqiperia te kishte nja dy hipodrome te verteta,nje per gara shpejtesie,nje per kalerim me pengesa.Do te terhiqte pasionantet e hipizmit,por dhe turiste.Nuk mund te vazhdohet me ne ambiente te tilla,qe jane arkaike dhe me te pershtatshme per festa fshati,se sa per gara serioze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?