Politikë

Zhvillimet në selinë blu, Basha mbledh sot kryesinë e grupit të PD-së

7 Nëntor 2021, 16:19| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 16:25

  • Share

Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë sot në orën 18:00 kryesinë e grupit parlamentar të PD.

Lajmi bëhet me dije nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, ndërsa ende nuk dihen saktësisht çështjet që do të diskutohen në selinë blu.

Një ndër çështjet që mund të diskutohet është shpallja e zgjedhjeve të reja për drejtuesin e forumit rinor dhe grave.

Kujtojmë se tashmë Belind Këlliçi është rreshtuar me Berishën, ndërsa këtë vendim e ka kundërshtuar edhe Albana Vokshi.

Sakaq, sa i përket çështjeve parlamentare, PD ka prezantuar tri amendamente, që parashikojnë ndryshime në kodin zgjedhor, reformë të re territoriale dhe vettingun në politikë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?