Kosova & Rajoni

Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe situata pandemike, fokus qendror në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së

10 Maj 2021, 09:30| Përditesimi: 10 Maj 2021, 09:33

  • Share

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për raportet me Shtetet e Bashkuara. Në bazë të deklaratave të para, kjo mbledhje do të jetë rast për BE-në për të treguar përkushtimin e unionit ndaj situatës në Ballkanin Perëndimor.

Vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe përplasjet e brendshme politike në Bosnje e Hercegovinë janë çështjet të cilat do të jenë në qendër të diskutimeve ditën e sotme.

Vazhdimësia e dialogut është një kusht tanimë, deklarojnë institucionet në Bruksel veçanërisht pas konstituimit të organeve të reja në Kosovë.  Por, në BE pranojnë se ka ende paqartësi sa i përket vazhdimit të dialogut, pas dështimit të ditëve të fundit për të organizuar një takim mes Albin Kurtit dhe Joseph Borrel.  Pritet që në takimin e Ministrave të jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi pos Përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell të flasë edhe i dërguari i posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak.

Sa i takon procesit të zgjerimit kjo temë do të jetë në rend dite të martën kur takohet Këshilli i çështjeve të përgjithshme.

Sa i përket situatës në Bosnje e Hercegovinë, Përfaqësuesi i lartë, Borrell ka shprehur shqetësim për rritjen e gjuhës nxitëse dhe tensionimin e situatës, sidomos pas zërave se mund të ketë ndryshim të kufijve. Ai ka bërë ftesë që diskutimet e tilla për ndryshim kufijsh dhe për luftë të marrin fund dhe liderët politikë të angazhohen në reformat ë cilat do ta afrojnë shtetin me Bashkimin Evropian.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?