Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Zhupa: Rama një dështim, Basha model i politikës europiane...liston arritjet e kreut të PD

19 Shkurt 2020, 10:26| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 10:31

  • Share

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zgjedhur që për të treguar që kryeministri Edi Rama është një figurë e dështuar politike, sipas saj, ta krahasojë me kredemokratin Lulzim Basha.

Për Zhupën, Rama dhe Basha nuk kanë asnjë lidhje; i pari i lidhur me mafian, e ndërsa i dyti model i politikanit euponia.

Nëse dështimi do të kishte një emeër tjetër do të quhej Edi Rama, shprehet Zhupa, teksa ka rendit atë që ajo vlerëson si arritjet e Bashës.

"Lulzim Basha nuk ka asnje lidhje me ate qe perfaqeson Rama! Sepse te punosh per qytetaret sipas Rames eshte deshtim. Te punosh per krimin, jo! Te ndalosh mafian e ndertimit, sipas Rames, eshte deshtim, te jesh partner i saj dhe t’i pastrosh parate me kulla shumekateshe, jo! Te ndertosh shkolla kopshte e çerdhe, sipas Rames, eshte deshtim, te vjedhesh cdo qindarke deri dhe tek sherbimin shendetesor, jo! Te perfaqesosh vlerat qytetare, sipas Rames, eshte deshtim, te kriminalizosh shtetin dhe qeverine, jo!

Ky modeli i Edi Rames duhet zhdukur nje ore e pare! Basha eshte modeli i politikanit europian, qe mbart ne karrierien e tij arritje historike per vendin. Ai eshte nder kontribuesit kryesore per ndertimin e rruges se kombit, Rama u vuri takse shqiptareve te veriut dhe Kosoves. Basha eshte nder kontribuesit kryesore te anetaresimit te vendit ne NATO, Rama po e mban peng tash 6 vjet hapjen e negociatave. Nen lidershipin e Bashes, Shqiperise iu liberalizuan vizat, Rama perzuri shqiptaret nga vendi i tyre, i ktheu azilant që rrezikojnë liberalizimin e vizave, se i vodhi dhe varferoi Shqiperine. Lulzim Basha punoi per dokumentimin e krimeve te luftes ne Kosove, pavaresine dhe njohjen nderkombetare te saj, Edi Rama, siç e thone media dhe eksperte nderkombetare, u investua personalisht per ndarjen e saj. Ai mashtroi shqiptaret per 300 mije vende pune, shendetesi falas, rend dhe siguri, ulje te cmimit te produkteve te shportes, ulje te çmimit te energjise, etj. E shnderroj Shqiperine ne vendin me taksat dhe çmimet me te larta, ku 1/3 e qytetareve nuk sigurojne dot as ushqimin e perditshem.

Arritjet e Rames, me te cilat tashme ka nje vend te percaktuar ne histori, jane kriminalizimi i shtetit, shnderrimi i Shqiperise ne Kolumbine e Europes, vendi me i korruptuar dhe ne emigracionin me te madh. Nese deshtimi do te kishte nje emer tjeter, ai do te ishte Edi Rama", shkruan Zhupa.

Postimi i plotë i Zhupës

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 19/02/2020 15:21

    Lulushi,akuzuesi i UÇK-së për krime lufte,hajdut i rrugës së kombit,tradhëtar i marrëveshjes së detit me Greqinë,vrasësi i 4 protestuesve në bulevard,rrëmbyesi me dhunë dhe gjyqtarë të korruptuar i bashkisë së Tiranës,gjumashi më i madh në bashkinë e Tiranës,shpikësi i çadrës politike dhe djegies së mandateve,qënka model për tu ndjekur?

    Përgjigju
  • ERP: 19/02/2020 15:13

    Pse jeni terbuar te gjithe keshtu qe parmbreme?!! Qelbesira

    Përgjigju
  • Likja: 19/02/2020 12:23

    Haram gjiri qe ke pire moj shurdhjese ptuuuuuuuu dhe prit te behet shqiperia me te rinj te till

    Përgjigju
  • Basha: 19/02/2020 11:48

    Basha model europian tollumbi hyni ngrev doli pa kushte filloj protesta por pa asnje perfitim se di pse e ndjekun njerzit kyt rrk Aaa po mfalni tan drejtorat partiak e kan pas me kusht me cu njerz te tyne ncader perndryshe do jepshin dhogari. Basha... se lame lesht mas teje

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/02/2020 11:44

    Rrugaqe e pa cip

    Përgjigju
  • Tironci: 19/02/2020 11:15

    Zonja apo zenjush INA! Keto jane sukseset e LUIT! Vjellja e rruges se kombit,vrasja e 4 demostruesve,falja e detit Greqis,600 milion € per lobim,e shum bema te tjera qe i ka bo ketij populli o plehre e PDse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?