Zhgënjeu tek katalanasit, Raphinha do të rikthehet në Angli, pesë klube në ndjekje të brazilianit

18 Shkurt, 08:26| Përditesimi: 18 Shkurt, 08:41

  • Share

Raphina do të rikthehet në Angli vetëm pas 2 viteve të kaluara te Barcelona. Sulmuesi brazilian u bashkua me katalanasit me shumë bujë por ende nuk ka përmbushur pritshmëritë që kishin për të.

27-vjeçari ka vuajtur edhe nga lëndimet e shumta, por te Barcelona nuk kanë kohë për ta pritur më gjatë dhe po mendojnë shitjen e tij në verë.

Shkëlqimi i Lamine Yamal është një tjetër arsyeje që katalunasit duan ta shesin Raphinhan pasi braziliani më nuk konsiderohet i paprekshëm te kampioni në fuqi i Spanjës.

Pritet që e ardhmja e brazilianit pritet të jetë sërish në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, aty ku la gjurmë për dy vite sa ishte pjesë e Leeds United.

Janë plot pesë skuadra si Tottenham Hotspur, Arsenal, Liverpool, Neëcastle United dhe Ëest Ham United që janë të gatshme ta transferojnë sulmuesin brazilian në afatin kalimtar veror.

Barcelona është e gatshme ta shes dhe po pret që nga largimi i brazilianit të fitojë rreth 60 milionë euro, shumë që nuk është problem për ekipet angleze.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?