Elvi Berisha

Zhgënjeu te Tirana në Superligë, Flamurtari merr sulmuesin e bardhebluve

17 Qershor 2023, 17:26| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 17:27

  • Share

Elvi Berisha është sulmuesi i ri i Flamurtarit në Kategorinë e Parë. Kanë qenë vlonjatët që kanë zyrtarizuar afrimin e 24-vjeçarit për sezonin e ri, me fierakun që luan në krahët e sulmit. Pjesë e Tiranës në gjashtë muajt e fundit në Superligë, Berisha nuk u ngrit në lartësinë e detyrës paçka se iu besuan 16 ndeshje.

Tanimë Berisha do jetë nën urdhërat e trajnerit Emiliano Çela në të Parën, me vlonjatët që pas tre sezonesh në të Parën, kërkojnë elitën e Shqipërisë. "Elvi Berisha është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club. Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi të Flamurtarit", njoftojnë vlonjatët.

I dalë nga moshat e Apolonisë, Berisha më herët ka luajtur edhe për Leganes në Spanjë, apo edhe Laçin dhe Skënderbeun. Veç Berishës, këtë merkato te vlonjatët janë afruar Antonio Ilieski dhe Silvio Zogaj.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?