Eros Grezda te NK Rudes

Zhgënjeu te Partizani, Eros Grezda prezantohet në elitën e Kroacisë

4 Janar, 13:51| Përditesimi: 4 Janar, 13:53

  • Share

Eros Grezda është lojtari më i ri i NK Rudes në elitën e futbollit kroat. Sulmuesi anësor vetëm pak javë më parë u largua nga Partizani, duke mos lënë gjurmë në aventurën e tij gjashtë mujore në Shqipëri.

Edhe pse me një dëmtim muskulor, Grezda ia ka dalë të rikthehet sërish në elitën kroate dhe të firmosë për gjashtë muajt që vijnë. Rudes vuan vendin e fundit dhe në 19 javë kampionat ka siguruar vetëm katër pikë, duke "prerë biletën" për t'u rrëzuar një kategori më poshtë.

Sfida e Grezdës duket te rigjetja e formës dhe sigurimi i një tjetër kontrate pas asaj me Rudes. 28-vjeçari ka luajtur 13 ndeshje dhe ka shënuar një gol me Kombëtaren kuqezi, teksa në Kroaci ka veshur fanellat e NK Lokomotiva, Osijek, Sibenik dhe tanimë Rudes.

Kulmi i karrierës së tij ishte në 2020 kur firmosi me Rangers në Skoci, por një konflikt me trajnerin Steven Gerrard e largoi nga ishulli. Edhe pse shihej si një shpresë për Kombëtaren, karriera e tij pati rënie të dukshme.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?