Denver – Phoenix

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi

28 Mars, 13:36| Përditesimi: 28 Mars, 13:39

  • Share

NBA ka zhvilluar 12 ndeshjet e radhës ku kanë rënë në sy sukseset e Golden State e Lakers për zonën play-off apo edhe Phoenix Suns. Ndeshja e madhe në Denver pa Nuggets të humbisnin 97-104 nga Suns, kjo edhe falë mbrojtjes jo të mirë të vendasve. Denveri paguan një mbrëmje të keqe dhe mungesën e Jamal Murray, por edhe disa probleme fizike për Nikola Jokiç.

Nga ana tjetër Los Angeles Lakers sigurojnë fitoren e pestë radhazi duke mundur 136-124 Memphis jashtë fushe. 7 basketbollistë të ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Hachimura me 32 pikë e 10 rebound. Lider ishte LeBron James me një “triple double” (23 pikë, 14 rebound, 12 asist).

Jashtë fushe fiton edhe Golden State, që mundi 101-93 Orlando. Ëiggins me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Zhgënjen ekipi kampion i Denver, që u mund 104-97 nga Phoenix. Durant mr 30 pikë e 13 rebound ishte lider për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Jokic.

Rezultatet në NBA:

Charlotte – Cleveland, 118-111

Orlando – Golden State, 93-101

Washington – Brooklyn, 119-122

Atlanta – Portland, 120-106

Philadelphia – Clippers, 107-108

Toronto – New York, 101-145

Chicago – Indiana, 125-99

Memphis – Lakers, 124-136

Minnesota – Detroit, 106-91

Oklahoma – Houston, 126-132

Utah Jazz – San Antonio, 111-118

Denver – Phoenix, 97-104

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?