Ekipet e shpëtimit spanjollë në kërkim të varkës me emigrantë nga Senegali

Zhduket varka me 200 emigrantë, vijojnë kërkimet

10 Korrik 2023, 10:32| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 15:22

  • Share

Ekipet spanjolle të shpëtimit po kërkojnë në ujërat e ishujve Kanarie për një varkë në të cilën mendohet se kanë qenë 200 emigrantë afrikanë, dhe që janë zhdukur më shumë se një javë më pare.

Ekipi i shpëtimit deklaroi se varka e peshkimit lundroi nga Senegaln jugor që është afërsisht 1,700 km nga Tenerife, Spanjë më 27 qershor, duke u nisur për në Ishujt Kanarie. 

Gjithashtu raportohet se dy varka të ngjashme me dhjetëra persona të tjerë janë zhdukur.

Ekipet e shpëtimit të Spanjës deklaruan për mediat se një aeroplan i ishte bashkuar kërkimit për varkën e 200 emigrantëve.

Ky lajm erdhi vetëm disa javë pasi Evropa u përball me një nga tragjeditë fatale, ku mijëra emigrantë u mbytën në Mesdhe.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?