Zhduket liqeni i 'Prespës së Vogël', kthehet në kënetë! Eksperti Stojani: Humbje e pakthyeshme e një pasurie natyrore të rëndësishme

9 Mars, 15:38| Përditesimi: 9 Mars, 15:46

  • Share

Për shkak të devijimit të lumit të Devoll që në vitet 70, Liqeni I Prespës së Vogël është drejt zhdukjes dhe tashmë është kënetizuar plotësisht. Eksperti i mjedisit Llazi Stojani thotë se aluvionet e krijuara bllokuan burimet nëntokësore, duke e bërë gjendjen të pakthyeshme. 

Një skenar i paralajmëruar nga ekspertët tashmë ka ndodhur. Bëhet fjalë për zhdukjen e Liqenit të Prespës së Vogël, tashmë një fakt i konfirmuar edhe nga ekspertët. Eksperti i mjedisit Llazi Stojani, thotë për Report Tv se kjo që ka ndodhur me liqenin e Prespës së Vogël është humbja e pakthyeshme e një pasurie të rëndësishme natyrore që është kënetizuar. Arsyeja e kënetizimit të këtij liqeni erdhi gradualisht pas devijimit të lumit Devoll në vitet 1970 dhe bëri që të rritet volumi i aluvioneve e të bllokohen burimet nëntokësore që e furnizonin këtë liqen.

Tashmë liqeni i Prespës nuk ka më pamjen e dikurshme ku me varka peshkataret e zones niseshin nga bregu për të peshkuar. Vetëm në zonën e liqenit që I perket territorit grek dallohet një gji i pastër dhe i ruajtur me kujdes. Ndërsa në anën Shqiptare një kënetë që sipas specialistëve nuk mund të kthehet më në gjendjen e mëparshme. Pavarësiht gjendjes aktuale, Liqeni i Prespës se Vogël vazhdon të jetë pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/03/2024 00:26

    S'eshte vetem devijimi i Devollit dhe aluvionet,jane dhe kallamishtet qe nuk e merrni kurre mundimin t'i shkulni nga rrenjet e t'a pastroni.Mire Prespa e Vogel,po e Madhja dhe Ohri cfare po ua zvogelon siperfaqen, e keni vene re? Devijimi i Devollit dhe aluvionet e kane prekur njelloj si anen greke,si anen shqiptare te liqenit, pse pjesa greke e Prespes se Vogel eshte e mirembajtur dhe pjesa jone nuk eshte z.ekspert? Nese e keni humbur kete pasuri kombetare, eshte vetem per fajin tuaj dhe nuk ka asnje arsye qe t'a justifikoje.

    Përgjigju
  • Qobani: 09/03/2024 16:10

    Argumentet na tregojn se tejmuni me dhe I shterr shum burimet e ujit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?