Zhduket 51-vjeçari në Kurbin, Mark Daka ka humbur kontaktet me familjarët prej 10 ditësh

29 Shtator 2020, 09:20| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 09:45

  • Share

KURBIN- Një 51-vjeçar nga fshati Gurëz i Kurbinit rezulton i zhdukur prej gati 10 ditësh. Mark Daka jetonte tek motra e tij në Lushnje dhe kishte ardhur për të qëndruar disa ditë në banesën e tij në Gurëz ku nga aty ka humbur gjurmët. Të afërmit thonë se 51-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa rastin e kanë denoncuar në polici 5 ditë më parë.

Menjëherë pas denoncimit të rastit policia e Kurbinit është vënë në lëvizje dhe po bashkëpunon edhe me policitë fqinje për të rënë në gjurmët e 51-vjeçarit, i cili vuan nga probleme mendore.

Mark Daka

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?