Foto ilustruese

Zhduket 43-vjeçari në Tiranë, nisin kërkimet! Vëllai kallëzim në polici: U largua dje nga banesa, nuk u kthye më

4 Shkurt 2022, 11:54| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 11:56

  • Share

Një 43-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Burime bëjnë me dije se ka qenë vëllai i tij i cili ka bërë kallëzim në policinë e kryeqytetit.

Mësohet se S.M., 41 vjeç, ka deklaruar para policisë se vëllai i tij me inicialet E.M., është larguar nga banesa duke mos u kthyer.

Blutë e Tiranës raportojnë se kanë nisur kërkimet për gjetjen e 43-vjeçarit.

“Më datë 03.02.2022, shtetasi S. M., 41 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vëllai i tij, shtetasi E. M., 43 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”-njofton Policia.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?