32-vjeçari Ferit Sakaj

U denoncua i zhdukur nga familja, gjendet 32-vjeçari në Fier, në gjendje të mirë shëndetësore

6 Janar 2023, 16:58| Përditesimi: 6 Janar 2023, 18:04

  • Share

FIER- Një 32-vjeçar në Roskovec u denoncua i humbur nga familja, por fatmirësisht u gjet në gjendje të mirë shëndetësore. Ferit Sakaj prej 5 ditësh ishte larguar nga shtëpia dhe familjarët nuk kishin asnjë gjurmë nga 30-vjeçari. 

Familjarët kishin denoncuar një ditë më parë në Polici zhdukjen e 32-vjeçarit. Ka qenë e ëma e 32-vjeçarit që ka bërë denoncimin dhe ka deklaruar se 30-vjeçari ka thënë më datën 1 janar se do të shkonte tek motra në Fier dhe nuk ishte kthyer më. 32-vjeçari i zhdukur është edhe i sëmurë.

Familja Saka ka përjetuar një tragjedi në verën e vitit 2022, pasi djali i mitur i familjes Ergis Sakaj u mbyt në lumin Seman teksa ishte duke peshkuar. Të njëjtin fat pati edhe vëlali i tij, i cili 11 vite më parë humbi jetën njëlloj si Ergisi, në të njëjtin lumë. Ndërkohë, edhe kryefamiljari i familjes Saka ka humbur jetën rreth 5 vite më parë.

Ora 18:00
U raportua i humbur prej 4 ditësh, gjendet 32-vjeçari në Fier

1673022087_Screenshot1.jpg

32-vjeçari Ferit Sakaj, i cili u denoncua i zhdukur nga familja, është gjetur shëndoshë e mirë në Fier. Policia njofton se 32-vjeçari është gjetur në lagjen "Sheq i Madh".

“Fier / Në vijim të kallëzimit të shtetases Z. S., për largimin nga banesa të djalit të saj 32-vjeçar, ju bëjmë me dije se ky shtetas u gjet nga Policia, në gjëndje të mirë shëndetësore, në lagjen "Sheq i Madh", Fier”, njofton policia.

Ora 17:20
I zhdukur prej 4 ditësh në Fier, del fotoja, ja kush është 32-vjeçari

1673022067_Screenshot1.jpg

Ky është 32-vjeçari Ferit Sakaj, i cili prej 5 ditësh është larguar nga shtëpia e tij në Roskovec.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?