Foto ilustruese

'Zhduket' 22-vjeçari në Vlorë, e motra bën denoncimin pas një muaji

13 Janar 2022, 16:44| Përditesimi: 13 Janar 2022, 16:47

  • Share

VLORË- Një i ri, 22-vjeçar është larguar nga banesa që prej 14 dhjetorit të 2021 dhe askush në familjen e tij nuk ka dijeni se ku shkuar.

Nisur nga fakti që prej gati një muaji për të nuk ka informacion, motra e tij ka bërë denoncim në polici.

Denoncimi është në 12 janar dhe bëhet fjalë për të riun me inicialet F. D.. banues në Shëndëlli, bashkia Konispol.

"Më datë 12.01.2022, shtetasja M. Gj., 27 vjeçe, banuese në Shëndëlli, bashkia Konispol, ka  kallëzuar  se  më datë  14.12.2021, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. D., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?