Drejtoria e Policisë Tiranë

Zhduket 16-vjeçari në Tiranë, i larguar prej disa ditësh nga banesa, nëna e tij bën denoncimin në polici

29 Qershor 2022, 12:03| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 12:10

  • Share

Një 16-vjeçar me iniciale A.V.  në Tiranë është larguar prej ditësh nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Nëna e tij, 44-vjeçarja me iniciale R.V., ka bërë kallëzimin në Polici për zhdukjen e djalit të saj.

Ndërkohë, vijon puna për gjetjen e tij.

"Më datë 28.06.2022, shtetasja R. V., 44 vjeçe, ka kallëzuar se prej disa ditësh, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi A. V., 16 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.", njofton Policia.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?