Drejtoria e Policisë Vlorë

Zhduket 14-vjeçari në Vlorë, nëna denoncon në polici: Djali nuk është kthyer në shtëpi

20 Gusht 2022, 09:48| Përditesimi: 20 Gusht 2022, 09:50

  • Share

VLORË- Prej katër ditësh një i mitur, vetëm 14 vjeç, rezulton i zhdukur në qytetin e Vlorës. Ka qenë e ëma e tij që ka bërë denoncimin në policie se djali është larguar dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Policia njofton se 14-vjeçari E. L. është larguar nga banesa që me datë 16 gusht dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Ndërsa, nëna e tij S. L., 55 vjeçe e ka bërë kallëzimin në polici vetëm një ditë më parë.

Policia po punon për të bërë të mundur gjetjen e 14-vjeçarit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?