Foto ilustruese

Zhduken dy persona me precedentë të rëndë penalë në Sarandë, njëri prej tyre i përfshirë në masakrën e ‘Qafë Gjashtës’! Policia shoqëron disa persona

12 Prill 2023, 15:38| Përditesimi: 12 Prill 2023, 21:18

  • Share

Dy persona me precedentë të rëndë penalë janë zhdukur në Sarandë. Burime konfidenciale bëjnë me dije se prej 6 ditësh kanë humbur gjurmët me familjarët shtetasit Leonard Thodhori, 46 vjec, banues në fshatin Çuke, Sarandë dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec, banues në Sarande. Policia e Sarandës prej orësh po kryen kqyrje kamerash sigurie, kontrolle të ndryshme. Ende nuk ka një pistë hetimi lidhur me zhdukjen e dy personave. Edhe familjarët janë vënë në kërkim.

Kallëzimi për zhdukjen e Leonard Thodhorit është bërë nga e ëma e tij, E.Th, 76 vjeçe. Ndërsa kallëzimi për zhdukjen e Fatmir Sulovarit e ka bërë vëllai i tij, G.P, 53 vjeç. Policia ka marrë në pyetje disa persona për zhdukjen e tyre. Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë prapavijë kriminale. 

Kush janë të zhdukurit:

1. Leonard Theodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Ora 20:08
Zhdukja e dy personave në Sarandë, prej 6 ditësh asnjë shenjë prej tyre! Policia shoqëron disa persona, nuk përjashtohet prapavija kriminale

1680931316_policianaten.jpg

Policia e Sarandës vazhdon në mënyrë intensive mbledhjen e provave që mund të cojnë në zbardhjen e zhdukjes misterioze të dy 46 vjecarëve në Sarandë. Mësohet se policia ka shoqeruar disa persona, kryesisht lidhje të Leonard Thodhorit, të cilët pritet të japin dëshmi lidhur me zhdukjen e tij. Familjarë të ketij te fundit konfirmojnë gjithashtu miqësinë e tij me të zhdukurin tjetër, Fatmir Sulovari.

Siç bëhet me dije, ky i fundit rezulton pronar i një Bar-Restoranti në Ksamil të quajtur “Eldorado”, ndërkohë që dyshohet se ne maj 2020 është plagosur me thikë në një konflikt. Nuk përjashtohet mundësia që zhdukja e tyre të kete prapavijë kriminale. Të dy personat janë zhdukur përpara 6 ditësh.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran shehu: 12/04/2023 16:12

    Kte qe paska qen pjes e masakres te qafe gjashtes do Zoti ta ken ber copa copa e tja ken dhen derrave ta han , drejtesia vonon po nuk harron ... ta mbaj me Shnet tani partin trimi brek grisur

    Përgjigju
    • hallall: 12/04/2023 18:17

      ke te drejt o zotri.si te besh do gjesh i themi ne nga anet tona. por qe sa u vra ne Tirane ai pronri i hotelit qe kishte ne Sarande me duket qe Sarande esht trazuare po behen krime them qe do dehgjojm akoma histori te tilla se u trazuan ujrat keq me vjen per familjaret por...

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?