Kristian dhe Amantia Toska

Kronikë

Zhduken 2 fëmijët shqiptarë në Gjermani, nëna akuzon burrin për rrëmbim! Hetimet shtrihen në Spanjë, dyshohet se fshihen në një ishull

16 Gusht 2021, 10:15| Përditesimi: 16 Gusht 2021, 10:24

  • Share

GJERMANI- Dy fëmijë shqiptarë të moshës 11 dhe 10 vjeç janë shpallur të zhdukur, teksa nëna e tyre ka akuzuar babanë e fëmijëve, bashkëshortin e saj si autor të rrëmbimit.

Bëhet fjalë për dy fëmijët Kristian dhe Amantia Toska, 11 dhe 10 vjeç. Nëna ka bërë denoncimin më 17 janar të këtij viti për rrëmbimin e fëmijëve të saj nga babai në Gjermani, e ndërsa hetimet janë shtrirë deri në Spanjë, kjo sepse ka dyshime që ato fshihen në ishullin Tenerife.

Autoritetet kanë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për të bashkëpunuar në gjetjen e të miturve, teksa kanë publikuar fotot e tyre si dhe një përshkrim të detajuar të pamjes së tyre. Siç shihet, Kristian Toska ka flokë ngjyrë kafe, sy kaf dhe mban syze e ndërsa motra e tij, Amantia ka flokë të gjatë, kaçurrele me sy kaf dhe një trup të imët.

Foto e publikuar nga autoritetet gjermane

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?