Foto ilustruese

100 mln lekë dëm! Zhdoganonin mallrat që vinin nga Kina me fatura false, nën hetim 3 doganierë e 3 biznesmenë në Fier

31 Janar, 14:42| Përditesimi: 31 Janar, 15:37

  • Share

FIER- Tre doganierë në Fier dhe tre biznesmenë janë lënë në masën detyrim paraqitje, pasi dyshohet se kanë abuzuar me detyrën.

Konkretisht janë lënë në masën detyrim paraqitje, R. Sh., 47 vjeç, banues në Tiranë (i punësuar në Degën Doganore Fier); I. Y., 51 vjeç, banues në Fier, ish-punonjës i Degës Doganore Fier; E. Gj., 37 vjeç, banues në Fier, ish-punonjës i Degës Doganore Fier.  

Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë "Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore" dhe "Ndalimi i daljes jashtë shtetit", për 3 shtetas (biznesmenë): M. K., 70 vjeç, banues në Berat; A. B., 56 vjeç, banues në Tiranë; S. P., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Dyshohet se 3 doganierët kanë abuzuar me detyrën e tyre në periudhën 2014-2016, ndërsa biznesmenët kanë kryer procedurat e zhdoganimit të mallrave që vinin nga Kina me fatura të falsifikuar duke i shkaktuar shtetit 100 mln lekë dëm.

'Dyshohet se në periudha të ndryshme gjatë viteve 2014-2016, për llogari të shoqërive tregtare në administrim të tyre, kanë kryer pranë Degës Doganore Fier, praktika zhdoganimi të mallrave me origjinë nga Kina. Procedurat e zhdoganimit janë kryer në të gjitha rastet, pranë Degës Doganore Fier, nga ana e doganierëve, shtetasve R. Sh., I. Y. dhe E. Gj. Në kryerjen e procedurave të zhdoganimit në Degën Doganore Fier, nga ana e administratorëve të subjekteve janë paraqitur fatura të falsifikuara.  Në përfundim të hetimeve është dokumentuar veprimtaria e kundërligjshme e të gjashtë këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer procedurën e zhdoganimit, pa kryer verifikimin e mallit dhe kanë shmangur detyrimet doganore në vlerën e 10 016 364 lekë të rinj.'- njofton policia.

3 doganierët dhe 3 biznesmenët në Fier janë nën hetim për “falsifikim dokumentesh”, “kontrabandë mallrash” dhe “fshehje të ardhurash”

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?