Zhbllokohet Gjykata e Lartë, Presidenti Meta dekreton 3 anëtarët juristë! Soreca dhe Yuri KIm: Tani shërbejini qytetarëve

11 Mars 2020, 15:10| Përditesimi: 11 Mars 2020, 21:00

  • Share

TIRANË - Pas më shumë se 1 viti e gjysmë bllokim dhe mbetjes stok të mbi 35 mijë dosjeve, Gjykatës së Lartë i është hapur rruga e zhbllokimit dhe funksionimit të saj. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë ardhur nga radhët e juristëve, konkretisht: Sokol Sadushaj, Ervin Pupe, Ilir Panda. Këto emra u dorëzuan më 5 mars në Presidencë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndërsa u miratuan ditën e sotme nga Meta.

"Presidenti i Republikës Ilir Meta, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë,  është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tashmë 35 mijë dosjet e pluhurosura në arkivat e Gjykatës së Lartë do të mund të gjejnë një zgjidhje, pasi 3 anëtarët e rinj, së bashku me Ardian Dvoranin, i vetmin anëtar  me mandat të përfunduar të mbetur në  Gjykatën e Lartë, përbëjnë kuorumin minimal të nevojshëm për të marrë vendime në  tre kolegjet e kësaj gjykate atë Penale, Civile dhe Administrative

Miratimi i 3 anëtarëve të rinj, u përshëndet dhe nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, i cili tha se tashmë Gjykata e Lartë mund t'i shërbejë qytetarëve me integritet të plotë.

"Mirëpresim vendimin e Presidentit Meta për të emëruar tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe përgëzojmë KLGJ-në për këtë arritje të rëndësishme. Gjykata e Lartë tani është funksionale për të shërbyer me integritet të lartë për qytetarët shqiptarë", tha Soreca.

 

Ora 20:59
Yuri Kim përshëndet emërimin e 3 anëtarë të Gjykatës së Lartë: Koha t'i shërbejnë qytetarëve

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur emërimin e 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ndërsa shtoi se tashmë është koha që të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë.

'Ne e mirëpresim emërimin nga presidenti Ilir Meta prej 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë - një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë', shkruan Kim.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 13/03/2020 18:01

    Akoma gjalle ky plehra meta,,,nuk e ka zene KORONA-VIRUSI Akoma,,,te presim dhe pak,,,,zoti I njeh njerezit e poshter,,,dhe I con ngadale--ngadale ne esfel te gomereve….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?