Zhani Ciko, pse u shqua
mbi të gjithë Gjergj Antoniu

11 Tetor 2012, 12:35| Përditesimi:

  • Share
Shpesh me shkopin e dirigjentit në dorë, drejtori aktual i Tetarit të Operës dhe Baletit,  Zhani Ciko hidhte një vështrim kuptimplotë nga violonçelisti Gjergj Antoniu. Tingujt e violonçelit unifikoheshin lehtësisht me timbrin e hollë të violinave. “Me Gjergj Antoniun ka bërë një mori veprash dhe koncertesh. Mbi gjithë të tjerët ai u shqua për thellësinë dhe ekspresivitetin e tingullit, ndjeshmërinë dhe kantilenën e frazimit muzikor, vibraton stilistike, shumanshmërinë e realizimit të saj në vartësi të autorëve dhe stileve, aftësinë e rrallë organizative të njësive dhe strukturave të mëdha muzikore. Gjergji në brezin e fëmijëve të artistëve të brezit të parë ishte më i vogli ndër kolegët tanë, sepse para se të niste ai, tradita e violonçelit ishte për pak më të rritur. Gjergji binte në sy në kontrast me violonçelin për brishtësinë e tij, por edhe për talentin e spikatur që në fëmini. Ai tregoi se kishte një forcë të brendshme shumë energjike dhe ndonëse ishte një djalë delikat në sjellje dhe fizionomi kishte një dorë të mirë dhe të talentuar. Gjergji tregoi që teknika e lojës në violonçelë është po kaq brilante dhe po kaq ekspresive më shumë se violina dhe dallohej në brezin e tij për shkathtësinë e lojës dhe një farë virtuoziteti, ai iu dedikua përherë e më shumë problemeve në Akademinë e Arteve ku punoi gjithë kohën. Ne kemi pasur kontakte me muzikën, kujtime familjare dhe rrugëtuam në të njëjtin rreth artistik. Tek ai pashë se arti ishte bota e tij mikrokozmosi i tij që e rriti atë në nivelin më të lartë të një pune krijuese”, tha Zhani Ciko për “Shqiptarja.com”.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?