Zhaklin Lekatari

Zhaklin Lekatari injoron Luizin dhe Efin: Nuk e di, nuk e njoh kush është! Më duket si Dhurata Dora

12 Shkurt, 10:59| Përditesimi: 12 Shkurt, 11:00

  • Share

Gazetarja Zhaklin Lekatari, ish-opinioniste në BBV2, ka qenë e ftuar në episodin e radhës të “Mos i bjer me Top”.

Gjatë intervistës gazetari i tregon Zhaklinës foton e Efit, kjo e fundit finaliste e BBV2, Lekatari ka zgjedhur ta injorojë duke thënë se nuk e mban mend. I ftohtë ka qenë reagimi edhe sa i përket fituesit të Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, të cilit ju referua si banor.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Kristi thotë: A ke rënë në dashuri me Luizin Zhaklina sepse fakti që e përmend kaq shumë…

Zhaklina: Krist Aliaj?

Ronaldo: Jo, jo. Është një Krist tjetër.

Zhaklina: Nuk e di. Ky personi që ju po përmendni mund të ketë lexuar Instagramin e ndonjë personi tjetër jo timin, sepse unë nuk e kam përmendur banorin e Big Brother VIP 2 të cilit ky useri i referohet. Mendoj se ka gabuar pyetjen, Instagramin apo personin.

Ronaldo: Ti themi gjërat troç. A je penduar për sulmet ndaj Kiarës?

Zhaklina: Jo. Unë nuk kam bërë asnjëlloj sulmi. Shpeshherë është e rëndësishme të identifikojmë sulmet, gjuhën e dhunës, të urrejtjes. Të analizojmë objektivisht nëse ja dalim apo kemi konjicion për të analizuar.

Ronaldo: Mirë kalojmë në një pyetësor të shkurtër. Efi Dhedhes, finalistja e ‘Big Brother Vip’, pretendente për të fituar dhe shumë e komentuar.

Zhaklina: Nuk e njoh fare nuk e di se kush është. Nuk e mbaj mend, se di se kush është. Nuk i mbaj mend komentet e saj. Më ngjau si Elvana Gjata, Dhurata Dora, nuk e njoh.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • adis: 14/02/2024 09:09

    tu shtofte inati moj femer e lige po luizi eshte super djale super artist.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?