Zguri i përgjigjet PS-së:Nuk u
ankimua vendimi për Kapllanajn

13 Nëntor 2017, 11:43| Përditesimi:

  • Share
Kreu i KQZ, Klement Zguri, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për shkarkimin e tij, për shkak të vendimit të KQZ për kryebashkiakun e Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Kërkesa e PS për shkarkimin e Zgurit erdhi pas vendimit të KQZ për të mos i hequr mandatin Kapllanajt, i cili sipas socialistëve, preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi rezulton të jetë dënuar në Itali me dy vite burg për vjedhje në vitin 2004.

Në një dalje për media, pasi mbaroi fjalën në Komisionin e Ligjeve, Zguri deklaroi se nuk ka pasur asnjë ankimim nga PS për vendimin e KQZ në lidhje me mandatin e Kapllanajt. Kreu i KQZ theksoi se fakti që nuk ka ankimim do të thoë se vendimi është pranuar. 

VIDEO/ Reagimi i Klement Zgurit,  pas kërkesës së Partisë Socialiste për shkarkimin e tij

“Asnjë subjekt zgjedhor nuk e ka ankimuar vendimin që mori KQZ në raport me mandatin e kryebashkiakut Kapllanaj. Kolegji zgjedhor dhe Gjykata Administrative, dy institucionet ku mund të ankimohen vendimet e KQZ. Fakti që nuk ankimohet do të thotë se ai vendim pranohet. Gjithçka është publike dhe mund të verifikohet”, tha Zguri. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?