Kristjan Asllani dhe Inzaghi

Zgjodhi Klaassen para Asllanit, Inzaghi humbi 'nuhatjen' në Champions League

14 Mars, 16:02| Përditesimi: 14 Mars, 16:09

  • Share

Inter është jashtë Ligës së Kampioneve, kjo pas humbjes me Atletico Madrid. 120 minutat nuk mjaftuan për të vendosur skuadrën çerekfinaliste, teksa te penalltitë Oblak u tregua i saktë dhe ndali dy goditje të Interit. Gabimi i Lautaros ishte i fundit në radhë, teksa për zikaltërit gaboi edhe holandezi Klaassen.

Trajneri Simone Inzaghi e hodhi në fushë mesfushorin në minutën e 111 në vend të Mkhitaryan, teksa u fut në fushë më shumë për të goditur penalltitë. Tekniku i Interit la në stol Kristjan Asllanit dhe faktet treguan se gaboi me "nuhatjen".

Diçka më shumë se 300 minuta ka marrë Klaassen këtë sezon, ndërsa Kristjan Asllani 826 minuta. Titullar në tre takimet e fundit, mesfushori i Kombëtares nuk u përfshi në lojë nga trajneri dhe faktet në fund folën kundër Inzaghit, me Interin që është jashtë Evropës.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?