‘Zgjodhëm në interes të tifozëve,’ Olsi Rama për stadiumin e derbit: Ngërçi i fushave stërvitore ende i pazgjidhur

8 Mars 2023, 15:25| Përditesimi: 8 Mars 2023, 15:43

  • Share

Partizani këmbënguli fort që derbi i së hënës me Tiranën të zhvillohej në kompleksin e tyre pranë zonës së Tufinës, por duke parë që kapaciteti në atë stadium nuk shkon më shumë se 4 mijë atëherë drejtuesit u zbutën pas komunikimit që patën me FSHF-në. Në një intervistë për Report TV, drejtori i të kuqve Olsi Rama tregon të vërtetën e kësaj çështje sipas tij.

“Në aspektin e investimit që presidenti Demi ka bërë sigurisht që shtëpia jonë duhet të jetë stadium ku luhen ndeshjet. Në aspektin e rëndësisë që ka derbi dhe spektaklin që ofron, jo vetëm sportiv, besoj se ‘Air Albania’ është diamant i stadiumeve dhe besoj se ishte arena e duhur për ta zhvilluar këtë ndeshje,”-u shpreh Olsi Rama, drejtor i Partizanit.

Ndërkohë që Partizani kërkon të organizojë ndeshje të kësaj rëndësie në kompleksin e tij vijon ende e pazgjidhur çështja e fushave stërvitore, pasi klubi ende nuk ka marrë leje për shembjen e disa godinave të vjetra ushtarake.

“Problemi i dy fushave stërvitore nuk varet nga ne, por ne jemi gati. Sapo të kryhen procedurat e duhura atëherë ne jemi gati për të filluar punën,”-tha Olsi Rama, drejtor i Partizanit.

Edhe pse fitorja 2-0 në derbi i dha vendin e parë në Superligë Partizanit, ashtu si trajneri edhe drejtori Olsi Rama thotë se skuadra është larg së qenurit aty ku ata pretendojnë.

“Ne do quhet se do vraprojmë kur të jemi shkëputur shumë pikë. Kur vrapon me të tjerët nuk quhet se po vrapon. Kur të jemi në pozita të tjera atëherë do themi se vrapojmë me të vërtetë,”-deklaroi Olsi Rama, drejtor i Partizanit.

Menjëherë pas derbit për Partizanin vjen një tjetër supersfidë pasi të shtunën do përballet me Vllazninë e vendit të katërt me 4 pikë më pak në ‘Loro Boriçi’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?