Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero

Zgjidhja nga Haga, BE mirëpret vendimin për çështjen e kufirit detar: Duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar

20 Tetor 2020, 22:06| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 22:11

  • Share

Zgjidhjen e çështjes së kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë nga Gjykata e Hagës e ka mirëpritur dhe BE.  Zëdhënësja e Komisionit Europian, përmes një postimi në Twitter shkruan se çështjet lidhur me zgjerimin e kufirit detar janë mirë të përcaktohen përmes dialogut dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

“Mirëpresim deklarimin nga qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Greqisë për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi kufiri detar. Çështjet e lidhura me përcaktimin e kufijve është mirë që të adresohen përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në bazë të principeve të fqinjësisë së mirë”, shprehet Pisonero.

Vendimi për zgjidhjen e kësaj çështje u mor ditën e sotme në në takimin që zhvilloi ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Gjithashtu kryeministri paralajmëroi se bisedime shumë pozitive janë duke u zhvilluar mes dy vendeve për heqjen e ligjit të shumë-debatuar të luftës që Greqia ka ndaj Shqipërisë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?