Zgjidhet ngërçi! Shkodra ‘merr frymë’ nga plehrat! Kompania: Do vijojmë pastrimin

18 Gusht 2022, 18:09| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 18:16

  • Share

SHKODËR- Përballë presionit të qytetarëve dhe medias, që ngritën shqetësimin e një Shkodre të mbuluar nga pirgje mbeturinash, Bashkia e Shkodrës ka rinisur pastrimin e qytetit.

Ndonëse kishte premtuar se zgjidhja do të vinte përmes një tjetër kontrate, Bashkia Shkodër ka rikthyer në punë kompaninë që bënte më parë pastrimin e qytetit. Përfaqësuesit e kompanisë së pastrimit, thotë se ngërçi mes tyre u zgjidh.

8 mjete pastrimi dhe 4 fadroma punuan gjatë natës për pastrimin e territorit.

Përgjatë dy ditëve të fundit, në mesin e sezonit veror, Shkodra u mbulua nga pirgje mbeturinash për shkak se kontrata e Bashkisë me firmën e pastrimit ishte ndërprerë. Prefektja Angoni i kishte lënë 24 orë afat kryebashkiakut të Rithemelimit, Bardh Spahisë, të cilit i kërkuan të gjejë zgjidhje edhe strukturat vendore të të dy krahëve politike.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?