Zgjidhet ngërçi! Pas 4 mbledhjeve të dështuara, nesër rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati Planin e Hetimit

22 Prill, 07:51| Përditesimi: 22 Prill, 13:15

  • Share

Pas dakordësisë për t’u rikthyer sërish në tryezën e Komisionit Hetimor për Konçesionet në Shëndetësi, Partia Socialiste do të propozojë përfshirjen në planin e hetimit parlamentar të vizitave në terren për të parë nga afër sesi janë zbatuar kontratat: ajo e check-upet dhe sterilizimit, si dhe intervista të ndryshme me stafin dhe pacientët.

Ky propozim vjen si pjesë e një drafti që PS ka dorëzuar për planin e hetimit dhe kalendarin për afatin 4 mujor të miratuar nga Kuvendi, hetim që sipas socialistëve do të duhet të bëhet përmes 7 hapave.

7 hapat e Planit të Hetimit të hartuar nga mazhoranca
Hapi 1: Përcaktimi i Qëllimeve dhe Objektivave të Hetimi
Hapi 2: Përcaktimi i Kufijve dhe Juridiksionit të Hetimit
Hapi 3: Strukturimi i Ekipit Hetimor
Hapi 4: Planifikimi i Procesit të Mbledhjes së provave
Hapi 5: Seanca të Dëgjimit dhe Analizë
Hapi 6: Raportimi dhe Rekomandimet
Hapi 7: Ndërmarrja e Veprimeve të Mëtejshme

Plani i dakordësuar i hetimit, që do të ketë të integruara propozimet e bëra më herët nga opozita dhe dokumentin e PS, pritet të miratohet të martën në orën 13:00, kur palët rikthehen në tryezën e komisionit pas 4 mbledhjeve të dështuara.

Zhbllokimi i punës në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi vjen pasi opozita kërkoi ndërhyrjen e Lindita Nikollës dhe pas një takimi që kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi pati me kryeparlamentaren, takim në të cilin u informua se nuk ka një vendim politik të PS për të bojkotuar punën e komisioneve hetimore, por se palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët brenda komisionit.

Partia Socialiste refuzonte të merrte pjesë në Komision prej 4 mbledhjesh, me argumentin se kryetarja Albana Vokshi e kishte kthyer në një proces partiak hetimi dhe se merrte vendime për të thirrur mbledhjen, në mënyrë të njëanshme.

Komisioni Hetimor i Koncesioneve në Shëndetësisë ka hartuar deri më tani vetëm listën e dëshmitarëve, ku do të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama ish ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Albana Koçiu e të tjerë funksionarë apo ish funksionarë të lartë të ministrisë së shëndetësisë. Ky komision po heton koncesionet e check-up dhe sterilizimit ndërsa është tërhequr nga hetimi i hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë.

Rendi i ditës

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?