Zgjidhet drejtori i Aviacionit,Gjiknuri:
Si u thye siguria një muaj më parë

14 Nëntor 2017, 18:11| Përditesimi:

  • Share
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri prezantoi Drejtorin e ri Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri.  Ai shprehu bindjen se Keri zotëron aftësitë menaxheriale për drejtimin efikas të punëve të përditshme në këtë institucion dhe realizimin e projekteve të tjera për zhvillimin e fushës së aviacionit civil.

Më tej, Gjiknuri u ndal tek orientimet të cilat duhet të ndiqen me prioritet të lartë nga drejtuesi i ri i këtij institucioni. “Nuk mund të themi që fusha e aviacionit civil ka qenë më e sigurta sa i përket sigurisë aeroportuale, ku jo më larg se 1 muaj më parë, një djalë i një niveli amator arriti të thyente sigurinë e aeroportit, për të mos përmendur dhe raste të tjera më flagrante.

Kjo histori duhet të marrë fund”, u shpreh Gjiknuri ndërsa insistoi se duhet të merren masat që episode të tilla mos të përsëriten më. Keri ka punuar më parë në kabinetin qeveritar pranë ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto.

Emri Krislen Kerit u bë i njohur kur në Kavajë në maj 2017, u shënua një aksident tragjik ku humbën jetën dy fëmijë. U raportua se firma “Pienvis”, e cila ka përfituar nga mungesa e trafikndarëses për shkak të pikës së karburantit, është edhe firma përfituese e një tenderi 300 milionësh për mirëmbajtjen e aksit rrugor Plepa-Rrogozhinë. Krislen Keri është djali i pronarit të firmës “Pienvis”, ish-deputetit socialist Pilo Këri.

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?