Aurora Dollenberg, kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë

Zgjidhet Bordi Internacional i Federatës Europiane të Mjekëve shqiptar, Dollenberg: Synojmë mbështetjen e mjekësisë së vendeve ku flitet shqip në BE

17 Janar 2022, 15:49| Përditesimi: 17 Janar 2022, 16:30

  • Share

Bodi Internacional i Federatës europiane të Mjekëve e ka nisur vitin 2022 me zgjedhjen e bordit drejtues. Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, njëkohësisht edhe Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë thekson se përmes këtij hapi do të vijohet mbështetja e mjekësisë amtare në Bashkimin Europian.

"Gëzohemi që në fillim të këtij viti mund të shikojmë me shumë krenari 2 vitet sfiduese pandemie, ku federata e mjekëve shqiptarë në Europë ka qenë një ndër shtyllat kryesore për menaxhimin e mirë të COVID-19. Ndihma dhe ekspertiza jonë vullnetare vazhdon të jetë një mbështetje e pazëvendësueshme për ngritjen e mjekësisë të vendeve amtare në nivelet europiane", u shpreh Dollenberg për gazetën Gazeta Le Canton27.ch.

Sipas Dollenberg, Bordi ndërkombëtar synon të sigurojë vaksina dhe medikamente anti-COVID, pajisje mjekësore për vendet shqipfolëse. Mjekja thotë se një pikë e rëndësishme e këtij bordi do të jetë fokusi tek sensibilizimi i qytetarëve shqipfolës mbi efektet e vaksinave dhe terapive më të fundit.

"Lobim për hyrjen e Shqipërisë-Kosovës-Maqedonisë në Bashkimin Europian. Sigurimi përsëri edhe për vitin 2022 të vaksinave, medikamenteve të reja anti-COVID, por dhe ndihma me pajisje mjekësore për vendet shqipfolëse. Sikundër edhe në vitin që lamë pas, ofrimi falas i këshillave si ekspert të fushës dhe sensibilizimi i pacientët shqiptarë mbi efektet e vaksinave dhe terapive më të fundit", tha Dollenberg.

Mjekët e zgjedhur në Bordin Internacional:

1-Director: Dr. Gamend Berisha-Norvegji

2-Co-Director: Ms. Ornela Ademi-Holandë

3-Research Officer: Dr. Fatjona Lubonja-USA

4-Public-Relation Officer: Dr. Rubena Maçi-Itali

5-DigiHealth/Medical Devices Officer: Ms. Bernarda Radoncic-Danimarkë

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?