Ambasadorja amerikane Yuri Kim

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED, Yuri Kim: Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi! I hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese

4 Dhjetor 2021, 11:33| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 12:26

  • Share

Ambasadorja amerikanë Yuri Kim ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kim thotë se po vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe se kjo i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022.

‘Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara – pavarësisht pengesave – për zbatimin e reformës në drejtësi.’- shkruan Yuri Kim.

Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Sokol Binaj (kryetari i ri), Anila Leka, Edlira Petri, Enton Dhimitri, Arta Marku, Etjen Kapo dhe Klodiana Mema do të jenë 9 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2022. Sipas ligjit kryetari i ri do të jetë Sokol Binaj si përfaqësues i Gjykatës së Lartë.

Pak javë më parë Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dërguan në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në short.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?