Trofeu i Kupës së Botës për Klube

Zgjerohet Kupa e Botës për Klube, mësohen 19 skuadrat e kualifikuara

21 Dhjetor 2023, 22:56| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 23:00

  • Share

Kupa e Botës për Klube do ndryshojë formatin dhe prej viti 2025 numri i skuadrave pjesëmarrëse do jetë 32. Nga këta 19 tanimë janë mësuar. Duke marrë parasysh kriterin e kualifikimit, që ka të bëjë me paraqitjet dhe renditjen e tyre në koeficientët e FIFA-s, janë 19 ekipe që kanë marrë këtë të drejtë.

Nga Europa, Real Madrid, Chelsea, Manchester City, Bayern Munich, PSG, Benfica, Inter dhe Porto janë të kualifikuara, teksa ndjekin Palmeiras, Fluminense dhe Flamengo nga Amerika e Jugut.

Monterrey, Leon dhe Seattle nga Amerika Qëndrore, teksa nga Azia kualifikohen Al Hilal, Urava Red dhe nga Afrika: Al Ahly e Uydad. Auckland City kualifikohet nga Oqeania.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?