‘Zgjedhorja’ në fazë të re, javën tjetër diskutohen draftet! Ekspertët e ODIHR më 13-14 mars në Tiranë

7 Mars, 13:21| Përditesimi: 7 Mars, 13:56

  • Share

Pak javë pas nisjes së punës, Komisioni i Reformës Zgjedhore hyn në një fazë tjetër: Atë të draftimit të propozimeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

E për ta bërë këtë, javën e ardhshme do të mbërrijnë në Tiranë ekspertët e OSBE-ODIHR të cilët do të punojnë bashkë me Komisionin për produktin final.

Bashkëkryetari i PD në Komisionin e Reformës Zgjedhore Enkelejd Alibeaj rikujtoi propozimet e kahershme për votën e diasporës, listat e hapura e Shqipërinë një zonë zgjedhore, të cilat sipas tij duhet të përfshihen në draft.

Gjiknuri foli për opsione zgjidhjeje, që sipas tij ekspertët e vet do të çojnë në tryezë përballë propozimeve të Partisë Demokratike.

Në tryezën e Reformës Zgjedhore vijon të mos marrë pjesë, opozita e përfaqësuar nga Rithemelimi që kërkon zëvendësimin e Enkelejd Alibeajt, kërkesë që prej muajsh refuzohet.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?