Deputeti i opozitës Andi Përmeti

'Zgjedhorja'/ Deputeti kthehet pas në kohë: Paragjykuat fjalën time, sot kam të drejtë

8 Maj 2020, 14:34| Përditesimi: 8 Maj 2020, 14:37

  • Share

TIRANË- Deputeti i opozitës Andi Përmeti ka rikthyer në vëmendje qëndrimin e tij të mbajtur një vit më parë për reformën zgjedhore teksa shprehej se ndryshimi i sistemit zgjedhor tremb Ramën dhe Bashën.

Për Përmetin, me gjithçka ka ndodhur deri më tani në procesin e reformës zgjedhore pas uljes në tryezë të të gjitha palëve, është vërtetuar fjala e tij e thënë një vit më parë.

“Shumë e paragjykuan fjalën time si të padrejtë dhe si sulm ndaj Bashës por sot, nje vit më pas, për fat të keq fjala ime u vërtetua plotësisht. Basha harroi shpejt luftën dhe protestat dhe u ul me Ramën në tavolinën e reformës zgjedhore me të vetmin qellim të deklaruar tashmë publikisht: "Mos ndryshimin e sistemit zgjedhor", shkruan Përmeti.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?