Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri takon Sorecën: Mbyllja e kësaj reforme në kohë, sinjal pozitiv për BE-në

2 Mars 2020, 16:00| Përditesimi: 2 Mars 2020, 16:42

  • Share

TIRANË- Damian Gjiknuri, në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Bashkimi Europian, Luigi Soreca. Në fokus të takimit, siç bën me dije vtë Gjiknuri, ka qenë pikërisht ecuria e kësaj Reforme, e cilësuar si një nga pikat më të rëndësishme të Bundestangut. Për Gjiknurin, mbyllja e kësaj reforme brenda afatit të përcaktuar, që është 15 marsi, do të ishte një sinjal i mirë për BE-në.

"Me ambasadorin Luigi Soreca të cilin e informova për ecurinë e procesit të reformës zgjedhore. Bashkimi Evropian mbështet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut mes aktorëve politik të përfshirë në këtë proces. Përmbyllja me sukses e reformës dhe adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR do të ishte një mesazh shumë i mirë për të gjitha vendet anëtare të BE, në prag të vendimmarrjes për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë", shkruan Gjiknuri.

Postimi i plotë i Damian Gjiknurit

Deri më tani ka pasur disa takime të ekspertëve të Reformës Zgjedhore, por kanë mbetur në fazën e propozimeve dhe nuk ka pasur asnjë vendimmarrje konkrete. Mbledhja më e fundit u zhvillua më 28 shkurt, ku PD-ja ka kërkuar identifikim biometrik, ndërsa Hajdari si përfaqësuese e opozitës parlamentare ka kërkuar 'Vetting' për kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?