Emiriana Sako dhe Erion Veliaj

Zgjedhjet vendore të 14 Majit, KQZ miraton rezultatin në Tiranë dhe Durrës! ‘Certifikohen’ fitoret e Erion Veliajt dhe Emiriana Sakos

21 Maj 2023, 08:57| Përditesimi: 21 Maj 2023, 15:13

  • Share

Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka miratuar tabelat përmbledhëse zgjedhore për 2 nga bashkitë më të rëndësishme, ku u përqëndrua gara e 14 majit, në Tiranë dhe në Durrës. Mbledhja nisi në orën 12:30 dhe zgjati për rreth 30 minuta.

Kujtojmë se Bashkinë e Tiranës Kandidati i PS, Erion Veliaj mori një fitore të thellë, i cili mundi  me një diferencë mbi 58 mijë vota Belind Këlliçin e koalicionit ‘berisha-Meta. Veliaj mori 54.69% (158.688 vota). Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi e ndjek në vendin e dytë me 34.58%(100351), me mbi 58 mijë vota diferencë. Kandidat i tretë u rendit Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë, i cili ka marrë 4.77% të votave ose 13835 vota. Roland Bejko i PD-së ka marrë 12.388 vora ose 4.27%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU ka marrë 0.73% ose 2104 vota, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.97% ose 2807 vota. Ndërsa sa i përket garës për Këshillin PS ka fituar bindshëm me 34 mandate ose me 50.41 % nga 61 në total. Socialistët janë ndjekur nga BF me 15 mandate 23.29 % të votave. Partia Demokratike renditet forcë e tretë me 6.79 % të votave që përkthehen në 4 mandate deri më tani. Ndërsa, PSD numëron 3 mandate ose me 4.38 %, Lëvizja Bashkë, Nisma Thurje, PDIU, LZHK dhe PR marrin nga 1 mandat. Bashkë Fitojmë humbi një mandat në Këshillin e Tiranës dhe ja mori PSD, e cila nga 2 mandate u rrit në 3.

Ndërkohë që në bashkinë e Durrësit fituese është shpallur Emiriana Sako e Partisë Socialiste e cila kishte përballë Igli Carën e Koalicionit Bashkë Fitojmë. Sako ka siguruar fitore të thellë me 9721 vota diferencë. Ajo mori 55.57% të votave ose 48451, krahasuar me 44.43% të votave që mori Cara ose 38743. Sa i përket garës për këshilltarë PS ka marrë 28 mandate ose 50.56%, BF ka marrë 13 mandate ose 24.54%, PD renditet e treta me 5 mandate ose 9.35%. PAA e Agron Dukës ose 6.20% dhe 1 mandat ose 2.70% ka marrë PSD e Tom Doshit.

Ditën e djeshme Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar rezultatet e  zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë. Fillimisht u miratua rezultati final i Bashkisë së Shkodër, ku triumfoi Benet Beci i PS përballë Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë”. Ndërsa gjatë pasdites u miratuan rezultatet paraprake në Bashkinë Lushnjë, ku fituese u shpall Eriselda Sefa. Në Kamëz, Rakip Suli. Në Fier Armando Subashi, në Berat Ervin Demo, në Elbasan Gledian Llatja, në Vlorë Ermal Dredha dhe në Korçë Sotiraq Filo. Po ashtu u miratuan dhe rezultatet në Këshillat përkatës Bashkiake. Tashmë palët garuese në zgjedhje kanë të drejtë ankimi.

Ora 12:47
KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve vendore për bashkitë e Tiranës dhe Durrësit

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve për kryetarë bashkie dhe këshillat bashkiakë të bashkive Tiranë dhe Durrës. Në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj konfirmohet fitues i zgjedhjeve për kryebashkiak, ndërsa Emiriana Sako konfirmohet fituese e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Durrës.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?