Zgjedhjet e 14 majit, Rama 1 orë mbledhje me grupin parlamentar! Konfirmon Benet Becin për Shkodrën, asnjë koment për Ahmetajn, ja porositë

15 Mars 2023, 18:05| Përditesimi: 15 Mars 2023, 20:29

  • Share

TIRANË- Zgjedhjet vendore të 14 majit, ka qenë tema kryesore e diskutimit gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që zgjati rreth 1 orë. Burime për gazetarin e Report TV, Ermal Qori, bëjnë me dije se kryesocialisti, Edi Rama u la porosi deputetëve që të angazhohen maksimalisht me strukturat e tyre vendore. Kreu i ekzekutivit, ka kërkuar që secili deputet të mbajë përgjegjësi për zonën e tij dhe të impenjohen për forcimin e platformës ‘Aktivisti’. 

Gjatë mbledhjes, drejtuesit e qarqeve kanë paraqitur raportet e tyre për sondazhet e bëra mbi kandidatët për kryetarë bashkie dhe kandidatët për këshilltarë bashkiakë. Sipas të njëjta burimeve, mësohet se sa u përket emrave të kandidatëve, Rama ka përmendur Benet Becin si kandidat të mundshëm për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit. 

Mësohet se kreu i PS-së u ka bërë të qartë deputetëve që të mbajnë përgjegjësi për zonën e tij dhe për rezultatin e partisë në zgjedhjet e 14 majit. Nga ana tjetër Rama ka kërkuar që asnjë deputet mos të kërkojë për kandidat për kryetar, sidomos deputetët e Vlorës, të cilët kanë dy mandate si deputetë. Kryesocialisti ka nënvizuar se me Vlorën do të merret vet personalisht.

Ndërsa sa i takon çështjes së hetimit nga SPAK për ish-zëvendës kryeministrin, Arben Ahmetaj, raportohet se nuk pati asnjë diskutim rreth kësaj teme në mbledhje. Ndërkohë ditën e nesërme në orën 17:00, pritet të mbahet mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste. 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?